Vererat e Kantines Zadrima, ne panairin #NotteVerde , Castigliano- Salento- Italy
Mundesuar nga COSPE
Kantina Zadrima
Pincészet
Kantina Zadrima eshte forma e pare e organizimit si kooperative pas viteve 90\'. E ndodhur ne Fushen e Zadrimes -Hajmel-Shkoder
Kantina “Zadrima” u themelua në vitin 2004, njëkohësisht si kooperativë dhe si kantinë familjare, me mbështetjen e OXFAM në kuadër të një projekti i cili kishte si synim zhvillimin rural të rajonit të Zadrimës. Edhe sot kjo kantinë operon në bashkëpunim me vreshtarët e zonës në prodhimin e verës. Anëtarët e saj kanë investuar në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e ambjenteve të kantinës dhe paisjeve të saj.
Në vitin e parë kantina kishte një prodhim vere vetëm prej 10 hl, e gjitha kjo duke përdorur vetëm metoda tradicionale të prodhimit. Aktualisht, i gjithë prodhimi i kantinës është rreth 500 hl/vit. Përzgjedhja realizohet duke u bazuar në standartet e cilësisë dhe vetëm pjesa më e mire e prodhimit ambalazhohet në shishe dhe tregtohet nën markën “Zadrima”. Kjo përzgjedhje përfshin verëra të prodhuara nga varietetet autoktone shqiptare të kultivarëve Kallmet dhe Shesh i Bardhë, si dhe atyre ndërkombëtare të tillë si Tempranillo dhe Merlot. Prodhimi i verës në Zadrimë trashëgohet nga një traditë e vjetër-shekullore e klerikëve katolikë të zonës, të cilet ishin të njohur në prodhimin e verës që në shekullin e XV.
Aktualisht, proçesi i prodhimit të verës ndiqet nga konsulenca agronomike dhe ajo enologjike, me qellimi ofrimin e produktit më të mirë nga vreshtat më të mira.
Kantina Zadrima elérhetősége
Kantina Zadrima értékelései
Te milyennek látod ezt a helyet (Kantina Zadrima)? Értékeld:
Kantina Zadrima facebook posztok
When this happens, it's usually because the owner only shared it with a small group of people, changed who can see it or it's been deleted.
Gezuar Festat nga me i vogli i Kantines Zadrima!